Serbi, grupi i maskuar si polic plaçkit mërgimtarët shqiptar

Duke mashtruar se ishin policë dhe duke përdorur sinjalet e policisë në një makinë “Audi”, sot në mëngjes një grup personash të panjohur ndaluan një makinë me targa gjermane në autostradën Nish-Vranje dhe morën nga udhëtarët 10.000 euro.

Marketing

Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi afër fshatit Prevalac kur një person me uniformë policie, i armatosur me një armë automatike dhe një bateri, doli nga makina dhe morri nga udhëtarët shumën e lartpërmendur të parave.

Janë plaçkitur dy pasagjerë, njëri është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe tjetri nga Shqipëria.