I dyshuari serb i arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Jarinjë kishte sulmuar zyrtarët policorë vitin e kaluar.
Kështu ka marrë vesh Lajmi.net nga burime të sigurta, të cilat kanë qartësuar se rasti nuk ka të bëjë me rastin e policit Ekrem Neziri, i cili u lëndua në veri nga një sulm me armë zjarri.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”.
Sipas policisë, me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.