Serbia ankohet në FIFA për këpucët e Shaqirit, shqiponjat dhe dy arsye tjera!

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka bërë gati një ankesë në FIFA.
Serbia nuk po arrin ta pranojë humbjen nga Zvicra me rezultat 2:1 në duelin e tyre në “Kampionatin botëror 2018”.

Marketing

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) ka bërë gati një ankesë në FIFA.

Nënkryetari Savo Milosevic, dhe sekretari i përgjithshëm, Jovan Surbatovic kanë konfirmuar paraqitjen e ankesës në FIFA. Serbia ankohet për ndarjen e drejtësisë sipas saj “tendencioze” nga gjyqtari Felix Brych.

Por, edhe për “provokimet” e futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve gjatë ndeshjes në Kaliningrad.

Po ashtu, Serbia do të ankohet për këpucët sportive të Xherdan Shaqirit që përmbajnë flamurin e shtetit të Kosovës si dhe për mos përdorimin e sistemit VAR në një kërkesë për penallti.

Marketing