“Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës”

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës me veprimet që i bënë.Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Beogradi është destabilizim për Ballkanin Perëndimor.
“Zhvillimet e fundit edhe të më hershme të Serbisë, zhvillime agresive me ushtri, ngritjen e gatishmërisë luftarake, lëvizjen e tyre drejtë kufijve me Kosovën, pastaj barrikadat apo bllokim i veriut të Kosovës për më shumë se dy javë”.

Marketing

“Të gjitha këto zhvillime në Kosovë dhe rreth Kosovës dëshmojnë se Serbia e ka për qëllim ndarjen e Kosovës, dhe mbajtjen e kësaj pjesë të Republikës së Kosovës nën tensione të larta”ka thënë Kastrati.

Marketing