“Serbia i mbështeti”,Vuçiç: Shqipëria dhe RMV e meritonin hapjen e negociatave

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me lidërët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BE u shpreh se Serbia i mbështeti dy shtetet fqinje.

Marketing

Vuçiç tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i meritonin hapjen e negociatave pasi i kanë kryer të gjitha detyrat.

Ndër të tjera ai u shpreh se Serbia e mbështeti këtë qëndrim dhe i bëri thirrje BE që të hapë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Serbia ishte mbështetëse për çeljen e procesit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por asgjë nuk ndodhi. Miqtë tanë nga Shkupi dhe Tirana e meritonin dhe mendoj se duhet ta marrin sa më shpejt të mundur. Nuk është formale, por e nevojshme sepse kanë bërë gjithçka në përputhje me rregulloret.

Qytetarët shqiptare dhe maqedonas e meritojnë këtë. Dua të them diçka që do konfimojë rrugëtimin tonë në BE, nëse bëhet një analizë mund të shihet që Serbia ka rritur shkëmbimet tregtare me BE, s’do e besoni. Mund ta imagjinoni sa e madhe është kjo për një vend të vogël sa është Serbia.

I jemi mirënjohës që na mbështetën në këtë drejtim drejt BE, na kanë dëgjuar më shumë se 20 udhëheqës, edhe ne i dëgjuam edhe propozimin e Macron për krijimin e një komuniteti të ri evropian, është e vetmja mënyrë që ne të dëgjohemi”,-tha Vuçiç.

Marketing