Ballina Aktuale Serbia ka gjithandej në Kosovë spiunët e saj, ja numri dhe misioni...

Serbia ka gjithandej në Kosovë spiunët e saj, ja numri dhe misioni i tyre

“Serbia ka arsenal të fuqishëm në Kosovë për këto probleme, pasi Serbia ka në veprim 720 spiunë të stërvitur dhe të betuar që të kryejnë çfarëdo veprimi që u kërkon Serbia. Këta 720 spiunë janë maksimumi i nevojshëm që i duhen Serbisë”, ka theksuar njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Xhevat Meha, duke komentuar një vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës. Përfaqësuesit ditë më parë ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni për shkak të vendimit që të gjitha dokumentet identifikuese të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë. Analisti politik Xhevat Meha ka thënë se, vendimi i KQZ-së është i vështirë për t’u pranuar nga serbet e Kosovës, për faktin se këta janë shndërruar në fëmijë te lazdruar. Ai ka thënë për “Bota sot” se këtu më së shumti kanë faj institucionet e Kosovës që kanë lejuar kaq shumë vite të shkelen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Marketing

“Se sa ka rrezik që vendimi i KQZ-së të mos respektohet nga serbet e Kosovës është çështje tjetër. Serbia i ka të gjitha mundësitë që t’i shkaktoj Kosovës probleme dhe të shfrytëzoj këtë për ndonjë trazirë. Serbia ka arsenal të fuqishëm në Kosovë për këto probleme, pasi Serbia ka në veprim 720 spiunë të stërvitur dhe të betuar që të kryejnë çfarëdo veprimi që u kërkon Serbia. Këta 720 spiunë janë maksimumi i nevojshëm që i duhen Serbisë. Andaj nuk ka nevojë për më shume spiunë për faktin se këta kanë ndërtuar krejt të papenguar rrjetin për veprim. Tani kemi rrjet të konsoliduar veprimi dhe kemi kontroll të institucioneve të Kosovës nga ky rrjet. Pavarësisht faktit që Serbia ka këtë fuqi veprimi në Kosovë, nuk pres që në këto zgjedhje të ketë probleme të mëdha nga serbet e Kosovës. Këtë e them pasi këto ditë Serbia i është nënshtruar një presioni nga vendet perëndimore për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha./BS

Marketing
Exit mobile version