Serbia kërkon mbledhje urgjente me Maqedoninë dhe BeH për shkak të doganave të Kosovës

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç sot deklaroi se ka kërkuar mbledhje urgjente me ministrat dikasterialë të Maqedonisë dhe BeH me rastin e vendimit të Kosovës për rritjen e doganave për 30 për qind për eksport të llojeve të frutave, perimeve dhe misrit.

Marketing

Siç deklaroi Lajiç, përveç takimit me kolegët nga Maqedonia dhe Bosnja ku do të merret qëndrim i përbashkët dhe do të propozohen masa konkrete, do të kërkojë dhe seancë urgjente të Komitetit të marrëveshjes për tregti të lirë të vendeve nga Evropa Qendrore (CEFTA), sepse, theksoi, në mënyrë të drejtpërdrejt është shkelur kjo Marrëveshje.

“Institucionet e Kosovës duhet qartë të tregojnë nëse edhe më tej duan të jenë pjesë e CEFTA-s ose jo”, tha Lajiç, i cili është nënkryetar i Qeverisë serbe.

Ai shtoi se nuk ekziston anëtare e CEFTA-s të cilës autoritete e Prishtinës nuk i kanë vendosur të paktën nga një pengesë doganore, kurse më e reja i referohet të gjithë anëtarëve.

Është e qartë, se parimet e lëvizjes së lirshme të mallrave dhe shërbimeve për autoritetet kosovare vlejnë vetëm atëherë kur atyre ju përshtatet.

“Sjellja e tillë është në kundërshtim, jo vetëm me idenë për hapësirë të përbashkët ekonomike në këtë pjesë të Evropës, por edhe me vlerat themelore të ekonomisë bashkëkohore në botë”, tha Lajiç.

Për arsye se detyrimet doganore zbatohen vetëm për fruta dhe perime sezonale (kastravec, domate, speca, lakër, spinaq, qepë, karrota, bishtaja, patate, bostan, pjepër, mollë, dardha, kumbulla, vishnja, qershi, luleshtrydhe, mjedra, manaferra) dhe misrit, është e sigurt se, siç potencuan nga Ministria e Tregtisë të Serbisë, dëm më të madh nga ky vendim i Kosovës do të kenë anëtaret e marrëveshjes CEFTA.

Marketing