Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Serbi, dhe personi i infektuar është një 43 vjeçar nga Subotica.

Marketing

Kështu tha Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Lonçar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp me ç’rast shtoi se personi në fjalë po ndjehet mirë.

“Ne premtuam të ishim jashtëzakonisht transparent dhe të informonim publikun praktikisht në kohën zero. Gjëja që prisnim ndodhi, dhe ishte çështje kur do të ndodhte, që do të thotë të kemi rastin e parë pozitiv të koronavirusit”, tha ai, raporton Tanjug.