Serbia nesër me mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, Vuçiq shqyrton plan reagimi ndaj presionit për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të jetë pjesë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nis në ora 10.00.

Marketing

Sipas Novostit, në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, ”do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit për Kosovën”, transmeton klankosova.tv.

Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyç të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike serbe.

Marketing