Një zyrtar i lartë serb tha të martën se Beogradi nuk do të vendosë kurrë sanksione, ose nuk do t’i bashkohet “histerisë” perëndimore kundër Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës.
Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha se “Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse, sipas së cilës vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse”. “Ne gjithashtu nuk do të ndalojmë mediat ruse”, tha ai.
Serbia është një aleat i fortë i Rusisë, megjithëse e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.
Serbia po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kremlinit./ VOA