Serbia paguan bojkotin e serbëve në Kosovë

konsideron se është e dëmshme dhe mund të çojë në krijimin e një Republike Sërpska të re (një nga dy entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë) në veri të Kosovës, ku jeton popullsia me shumicë serbe.

Marketing

Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq vlerëson se lëvizjet e fundit po krijojnë një realitet të ri, në të cilin Serbia nuk duhet të kënaqet vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Beogradi refuzon të njohë Kosovën si shtet. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Që atëherë, ajo ka institucionet e veta.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nisi në vitin 201, nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Ky dialog do të duhej të përfundojë me një marrëveshje obliguese.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për Serbinë, por edhe për Kosovën, për të përparuar drejt integrimeve evropiane.

Ndërkohë, në dialog është përfshirë edhe propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky propozim nuk është publikuar zyrtarisht. Megjithatë, të dyja palët e kanë të njohur përmbajtjen e tij, ndërkaq në opinion kanë dalë variante të dokumentit, i cili flet për të drejta të barabarta ndërkombëtare për të dyja palët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar propozimin si të papranueshëm për Serbinë, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejshme./REL/