Serbia s’lejon kalimin e qytetarëve kosovarë në kufi, Von Cramon thirrje Beogradit: Ndaloni së turpëruari veten! 

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë. 

Me anë të një postimi në platformën “X”, Von Cramon shkruan se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe duhet të lejojë menjëherë kalimin e qytetarëve që kanë pasaportë kosovare. 

Marketing

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe t’i lërë qytetarët që posedojnë letërnjoftimin/pasaportën e Kosovës të kalojnë menjëherë kufirin! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar Cramon “X”. 

Një hap i tillë nga Serbia vjen pasi ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillit të Europës u votua pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.