Serbia vlerëson se përmes autostradës Nish-Merdar siguron daljen në det. Kështu është shprehur ministrja e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihalloviq, shkruan gazeta e Beogradit “Politika”.
Duke folur për ndërtimin e autostradës, të cilën zyrtarët e Beogradit vazhdimisht e formulojnë Nish-Merdar-Prishtinë, për të kamufluar kështu para opinionit serb kufirin me Kosovën, që përfundon në Merdar, ministrja serbe Mihajlloviq ka thënë se është e rëndësishme se përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë Serbia fiton daljen në det, por “siguron autostradë edhe për popullsinë tonë që jeton në ato territore”