Sergio Ramos konsideron largimin nga PSG

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos është duke konsideruar largimin e tij nga PSG.

Marketing

Ramos u transferua me bujë të madhe te skuadra e Paris Saint Germain gjatë verës, por aventura e tij ishte e tmerrshme.

Lojtari ka pasur paraqitje minimale duke vuajtur nga lëndime të shumta në fillimin e sezonit te parisienët.

Sipas raportimeve nga gazetarë spanjollë, Ramos po konsideron largimin nga PSG ,transmeton lajmi.net.

Ky vendim i tij do të ishte paksa edhe i çuditshëm, pasur parasysh se lojtari u transferua te PSG verën e kaluar.

Eliminimi nga Champions League i PSG ka bërë që situata brenda klubit të pensionohet dhe kjo mund të ketë ndikuar edhe Ramos, ndonëse ai nuk ishte i përfshirë në ekipin që u eliminua.

Mbetet të shihet nëse Ramos vërtetë do të largohet nga PSG.