Sergio Ramos, lojtari i parë që largohet nga Reali me rikthimin e Jose Mourinhos

Sergio Ramos do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Real Madrid, nëse ‘Los Blancos’ angazhojnë për trajner Jose Mourinhon.
Jose Mourinho javën e kaluar është shkarkuar nga Manchester United, për t’u zëvendësuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Marketing

Duket se portugezi nuk do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë futbollit, pasi që disa skuadra po shprehin interesim për shërbimet e tij.

Një nga skuadrat është edhe Real Madrid.

Mediet në Spanjë raportojnë se Florentino Perez po konsideron mundësinë e rikthimit të Jose Mourinhos në skuadër, për të zëvendësuar Santiago Solarin.

Një rikthim i mundshëm i Mourinhos nuk po pritet mirë nga lojtarët, e në veçanti nga Sergio Ramos, i cili edhe në të kaluarën ka punuar me trajnerin portugez.

MundoDeportivo shkruan se Ramos do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Real Madrid, nëse rikthehet Jose Mourinho.

Zëra për të ardhmen e Mourinhos ka pasur shumë në medie, ku flitet edhe për një përvojë në Bundesligë, te Bayern Munich.

Marketing