Serie A ka mbajtur sot një takim të rëndësishëm.
Serie A ka konfirmuar dëshirën për të mbyllur sezonin 2019/20, por vetëm kur kushtet të jenë të duhura për ta bërë këtë.
Skuadrat e kampionatit elitar kanë votuar unanimisht për të reduktuar pagat e skuadrave.
Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për sezonin aktual. Ja njoftimi nga mbledhja e mbajtur.
“Lega Serie A po ndjek zhvillimet në koordinim të afërt me UEFA, FIGC dhe ECA”, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton lajmi.net.
“Dëshira për të mbyllur sezonin dhe kthimi në fushat e blerta pa ndonjë rrezik do të konfirmohet, por vetëm kur kushtet shëndetësore dhe vendimi i qeverisë ta lejojë këtë”, thuhet tutje.
“Takimi i sotëm gjithashtu ka analizuar rekomandimet për rikthimin e kompeticioneve dhe stërvitjeve, në përputhje me situatën aktuale. “FIGC do të nxjerrë rregulloret përkatëse mjekësore-shëndetësore deri në këtë fundjavë”.
Serie A vazhdon të mos ketë ndonjë vendim final mbi atë se kur rifillon sezoni.