Sërish aksident me fatalitet në Durrës, shuhet jeta e një 22-vjeçari

Edhe një tjetër aksident trafiku ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.

Marketing

Si pasojë ka vdekur ngasësi i veturës, i cili është i moshës 22-vjeçare.

I riu dyshohet se pësoi atak kardiak derisa po voziste ku më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, tek Ura e Dajlanit.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda pak orësh në Durrës, ku në atë të parin një 16-vjeçar humbi jetën në Gjirin e Lalëzit, raporton Top Chanel, transmeton Klankosova.tv.