Njëqind e nëntëdhjetë e tetë raste të reja me Kovid-19 janë regjistruar dje nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjithsej raste aktive në vend janë 3 572. Nga të diagnostikuarit e rinj, shumica janë ende në Shkup – 83, pasuar nga Sveti Nikole – 27, Shtip – 21, Kumanovë – 12, Manastir – 11. Në Gostivar ka 10 të infektuar të rinj, në Tetovë – nëntë, Radovish – shtatë, Struga, Ohri dhe Demir Hisar janë me nga tre të infektuar të rinj, Prilepi, Velesi dhe Probishtipi me nga dy, ndërsa Dibra, Koçani dhe Kërçovë me nga një rast.
Janë shëruar 97 persona – nga Shkupi – 71, Tetova – 12, Shtipi – shtatë, Resnja – dy, ndërsa në Veles, Manastir, Koçan, Probishtip dhe Kërçovë nga një pacient. Katër persona vdiqën në moshën 49, 61, 70 dhe 72 vjeç – një pacient nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova.
Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive gjithsej janë shtruar në spital 86 persona. Në ndihmë të oksigjenit janë 38 pacientë dhe nuk ka pacientë në aparatin e frymëmarrjes.
Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 20 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, tetë fëmijë pozitivë dhe dy fëmijë suspektiv ndaj virusit. Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar 15 pacientë të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 90 pacientë. Në makinë respiratore janë shtatë pacientë.
Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 29, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 53 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 123 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 8530, numri i pacientëve të shëruar është 4565, i të vdekurve 393, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend arrin 3572.
Në Shkup, edhe më tej më shumë raste aktive – 1 804, pasuar nga Tetova me 286, Kumanova – 212, Shtipi – 195, Struga – 166, Gostivari – 157, Sveti Nikole – 134, Ohri – 122.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 80,774 teste për Kovid-19.