Sërish probleme në web-faqen e KSHZ-së

Pasi këtë mëngjes u rikthye, web-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sërish ka probleme dhe nuk funksionon.

Marketing

Në web-faqen e KSHZ-së janë të dhënat për daljen në zgjedhje, por jo edhe rezultatet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Faqja e internetit të KSHZ-së u bllokua pas mbylljes së vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve (15 korrik), pasi siç tha kryetari i saj Oliver Derkoski, ka qenë cak i sulmeve nga hakerët.

Rezultatet e para jozyrtare KSHZ i ka publikuar dje, ndërsa disa nga partitë kanë ngritur dyshime për rezultatin e zgjedhjeve, për shkak të vonesave të shpalljes së tyre.

Marketing