Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pas mesnatës së mbrëmshme në Shqipëri.
IGJEUM raporton se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 2.7 ballë. Për fat goditja nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka asnjë raportim për dëme.
Epiqendra, ndryshe nga së fundi që ka qenë intensivisht në Durrës dhe zonat përreth, këtë radhë është zhvendosur.
Sipas IGJEUM tërmeti ka pasur epiqendër 19 kilometër në Jug Perëndim të Kukësit në një thelleësi 26 kilometër.