Sërish shtrenjtohen cigaret në Maqedoninë e Veriut

Cigaret dhe produktet e tjera të ndryshme të duhanit shtrenjtohen për 2 deri në 4 denarë për shkak të ndryshimeve në ligjin për akciza të miratuara në tetor të këtij viti.

Marketing

Ligji parashikon harmonizimin e normës së akcizës për cigaret me normën minimale të akcizës në BE, si dhe barazimin e peshës së akcizës totale të cigareve në çmimin mesatar të shitjes me pakicë me atë të përcaktuar sipas direktivës së BE-së, përcjell INA.

Gjithashtu, projektligji parasheh ndryshimin e neneve të Ligjit për akcizën në pjesën për alkoolin. Ky ndryshim rezulton nga një direktivë e datës 29 korrik 2020 për harmonizimin e strukturave të akcizës për alkoolin dhe pijet alkoolike.

Përkatësisht, nga 1 janari 2024 deri më 1 janar 2030, shuma e akcizës specifike dhe minimale të cigareve do të rritet për 0,23 denarë për copë nga 1 janari i çdo viti.