Sërish tërmet në Mal të Zi, u ndje edhe në vendet e rajonit

Një tërmet i ri me intensitet 3.6 shkallë sipas Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm Malin e Zi.

Marketing

Epiqendra ishte katër kilometra në jugperëndim të Çaragjes, në komunën e Nikshiqit, në kufi me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Pogoricë ka bërë të ditur se tërmeti është regjistruar në orën 06:11, në zonën epiqendrore të Nikshiqit në thellësinë 14 kilometra. Tërmeti është ndjerë edhe në Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në qytetet bregdetare në Kroaci.

Rajoni i Nikshiqit u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter të enjten, që u ndje edhe në vendet e rajonit, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut.