Serwer: Çdo ndryshim i kufijve është i rrezikshëm

Analisti politik amerikan, Danierl Serwer, ka thënë se nuk do të duhej të ndodhte ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

“Nuk ka nevojë për një korrektim kufijsh. Çfarëdo ndryshimi kufijsh, përjashtimisht atyre të vegjël, është i rrezikshëm”, ka thënë për RTK, analisti Daniel Serwer, që është edhe studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin “Johns Hopkins”.

Ai ka thënë se kudo që ka ndryshime kufijsh ka telashe.

“Mendoj që kudo ku ka ndryshime kufijsh flet që vendet nuk janë në gjendje të bëjnë trajtimin e duhur për qytetarët pakicë. Kjo menjëherë iu diskualifikon nga antarësimi në BE. Pse doni ta nisni një proces drejt BE-së kur e diskualifikoni vetveten? Por, gjithashtu shkakton edhe probleme regjionale”, ka thënë ai.