Serwer: Kosova të jetë e gatshme t’i thotë “jo” një marrëveshje të keqe që e përkrah SHBA-ja

Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe, madje edhe nëse ajo mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer.

Marketing

Marrëveshje të keqe e ka kualifikuar çfarëdo ujdie, e cila do të kishte implikime në shkëmbimin e territoreve dhe popullsisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke folur për ndryshimet në politikën amerikane, Serwer ka theksuar se Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë publikisht se do ta pranonte shkëmbimin e territoreve, gjë të cilën Administratat e mëparshme e kishin përjashtuar.

“Grenell dhe Palmer angazhohen për atë formulë”, ka theksuar ish-diplomati amerikan

Marketing