Serwer: SHBA do t’i thotë jo ndryshimit të kufijve

Ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington.

Marketing

“Nuk mendoj se amerikanët kanë menduar ndonjëherë që faktikisht të aprovojnë idenë, ata vetëm kanë menduar që të dëgjojnë dhe kjo është interpretuar në Ballkan si mbështetje. Unë nuk shoh mbështetje për ndonjë ide për ndarje në Uashington dhe mendoj se në fund amerikanët do të thonë një jo shumë të qartë” ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë .

Serwer ka theksuar Serbia gjithmonë ka dashur ta ndajë Kosovën, por risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjojë kufirin në pjesën lindore.

Sipas tij, Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpejt që është e mundur.

Marketing