Sevilla e mposht Atletico Madridin (VIDEO)

Sevilla ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Atletico Madridt, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 18-të në Laliga.

Marketing

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ivan Rakitiq, me një super goditje në minutën e shtatë, teksa më pas Atletico Madridi e barazoi në minutën e 37-të, me Felipen.

Në pjesën e dytë, Sevilla e realizoi golin e fitores me Lucas Ocampos, në minutën e 89-të.

Sevilla me këtë fitore renditet në vendin e dytë me 37 pikë, pas 17 ndeshjeve.

Teksa, Atletico Madridi në vendin e pestë me 29 pikë.

Marketing