Sevilla është finalisti i dytë në Evropa Ligë.
Ekipi spanjoll mposhti Juventusin 2:1 (3:2 nga të dyja ndeshjet).
Sevilla dhe Juventusi pas 90 minutave lojë përfundoi 1:1 (2:2 në të dy ndeshjet).
Golat u shënuan nga Vlahovic, në minutën e 65′.
Por gëzimi i juventinëve nuk zgjati shumë, pas vendasit arritën të barazojnë.
Në minutën e 71′ Suso barazoi gjithçka.
Ndeshja vijoi me raste nga ekipet, por jo edhe gola.
Në vazhdime ishin vendasit që u treguan më konkret.
Në minutën e 95′ realizoi Eric Lamela, duke kaluar në epërsi ekipin e Sevillas.
‘Zonja e Vjetër’ tentuan me të gjitha forcat të barazonin sërish rezultatin, por ishin të pafat.
Sevilla shkon kështu në finale të këtij kompeticioni për herë të shtatë.