Sevilla eliminohet nga Liga e Kampionëve, pas humbjes ndaj PSV-s

PSV pasi pësoi dy herë u rikthyer për të marrë një fitore të bujshme ndaj Sevillas dhe për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit nga Grupi B.
Kualifikimi ishte në ajër për të dyja palët, por ishte PSV ajo që morri fitoren me rezultat 2:3, shkruan lajmi.net.

Marketing

Gola e parë erdhi pas minutës së 20-të, me Sergio Ramos që u asistua nga Ivan Rakitic.

Sevilla e dyfishoi epërsinë e saj me anë të Youssef En-Nesyri.

Vendasit mbetën me një lojtarë më pak pasi Lucas Ocampos u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Sevilla do të detyrohej të luftonte 25 minutat e fundit me dhjetë lojtarë.

Pothuajse menjëherë, PSV shënoi përmes Ismael Saibarit për të ringjallur lojën.

PSV përfundoi kthesën e bujshme në 10 minutat e fundit. Turma vendase mbeti e shtangur kur Yorbe Vertessen barazoi rezultatin.

Në mënyrë dramatike, mysafirët e gjetën golin e fitores në kohën shtesë falë goditjes me kokë të Ricardo Pepit, duke eliminuar Sevillan nga gara në mënyrë dërrmuese.