Sezon i ri dhe zakon i vjetër, fiton Hamilton

Lewis Hamilton e ka nisur sezonin e ri aty ku e la, duke trimfuar edhe në garën e parë të Bahrein. Piloti i Mercedes nuk e nis mirë, por më pas arriti të marrë vendin e parë, duke e mbrojtur në limite nga Verstappen.

Marketing

Piloti holandez bëri garë të mirë dhe deri në fund rezistoi, por edhe njëherë tjetër Mercedes tregoi supremacinë përballë Red Bull. Holandezi i Red Bull ka arritur ta parakalojë kundërshtarin, por ka qenë i detyruar t’ia dorëzojë vendin e parë për të shmangur një penalizim pasi kishte kaluar limitet e pistës gjatë parakalimit.

Mercedes ka kompletuar podiumin me Valtteri Bottas ndërsa Ferrari duhet të kënaqet me vendin e gjashtë të Charles Leclerc dhe të tetit të Carlos Sainz. Gjithsesi, kjo ishte vetëm gara e parë sezonale.

Marketing