Ballina Biznes Sezoni i ujitjes dhe korrje-vjeljes, ShA MEPSO paralajmëron fermerët

Sezoni i ujitjes dhe korrje-vjeljes, ShA MEPSO paralajmëron fermerët

ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë kulmit të  sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fermerët t’i përmbahen udhëzimeve të mëposhtme:

Marketing

– Mos drejtoni autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues

– Mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën  litarët  përçues në traset e largpërçuesve

– Mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrike dhe ju e ekspozoni veten ndaj një rreziku të madh.

– Mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues  dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve  të rrjetit të transmetimit. Kontakti i  fiskajave të ujit me litarët përçues  mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve

– Mos i digjni kashtë pranë largpërçuesve  sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik

Gjithashtu, apelojmë tek peshkatarët sportivë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve , ndërsa   qytetarët të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë.

 

Le të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve!

Mos e komprometoni besueshmërinë e sistemit elektrotransmetues!

 

Marketing
Exit mobile version