Sezoni i zjarreve, Maksuti: Një avion zjarrfikës gati, presim dy të tjerë

Zjarret kanë përfshirë Europën. Në Francë, Spanjë, Portugali dhe Greqi, por edhe autoritetet në RMV po përgatiten për një verë të nxehtë. Gjithsesi aktualisht në dispozicion vendi ka vetëm një avion zjarrfikës, avioni i dytë është gati prej një javë, por për shkak të mungesës së pilotëve në Spanjë nuk mund ta dorëzojnë, avioni i tretë është i hapur dhe po e rregullojnë, thotë kreu i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Marketing

“Këtë vit ne e kemi një aeroplan të gatshëm, për aeroplanin tjetër vetëm se një javë presim që ai të kthehet në vendin tonë dhe është i gatshëm. Aeroplani i tretë është duke u punuar dhe besoj që edhe ai do të jetë brenda sezonit i gatshëm për fluturime dhe shuarje të zjarreve. Në anën tjetër kemi mundësuar që të kemi kapacitete shtesë, kemi bërë blerjen e 15 automjeteve terenike me pompa të specializuara për shuarjen e zjarreve të cilat do t’ju shpërndahen njësive të pushtetit lokal.”,- tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Për të shpëtuar jetën e qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë urgjente, nga Qeveria rumune Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim mori një donacion.

“Shpresoj që ky automjet ATV të japë një kontribut të vogël, por domethënës në mbështetje të përpjekjeve të ekipeve të specializuara të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, duke ndihmuar kështu në shpëtimin e jetës së qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë emergjente.”,- u shpreh ambasadorja e Rumanisë në RMV, Adela Monika Aksinte.

Ditën e premte drejtoria do të ketë një aktivitet të përbashkët me Ministrinë e Brendshme, me helikopterët e tyre do të praktikojnë shuarjen e zjarreve në natyrë.