Për shkak të rënies së temperaturës së jashtme prej nesër fillon sezoni ngrohës për konsumatorët e sistemit të ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit me të cilin menaxhon BEG, kumtuan nga kompania.
Sipas rregullave për furnizim me energji ngrohëse, dërgesa e energjisë ngrohëse për konsumatorët mund të fillojë edhe para 15 tetorit, por jo para 1 tetorit, përderisa temperatura e parashikuar e jashtme mesatare për ditën e nesërme është e njëjtë ose më e ulët se 12 gradë Celsius, sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.
Nga BEG apelojnë që konsumatorët te të cilët ka defekte në instalimin e brendshëm ngrohës, t’i regullojnë në afatin e mundshëm më të shkurtër dhe të njëjtën ta paraqesin në Qendrën për kujdes të konsumatorëve, ndërsa sërish Bashkësitë e banorëve dhe Udhëheqësit e ndërtesave të mundësojnë qasje të pandërprerë të personave zyrtar deri te nënstacionet ngrohëse në objekte, si dhe të sigurojnë mbushje të stacionit ngrohës me energji elektrike.
BEG informon se për të gjitha informatat e domosdoshme, defektet eventuale dhe problemet me dërgesë të energjisë ngrohëse nga sistemi për ngrohje qendrore me të cilin menaxhon BEG, konsumatorët mund të drejtohen te Qendra për kujdes të konsumatorëve