Parlamenti Evropian po përgatitet që të miratojë dhënien e pasaportave dixhitale të Covid, për të qenë gati në nisjen e sezonit të ri turistik.
Pasaporta do të mundësonte që cilido i vaksinuar kundër Covid, ose që ka rezultuar negativ, ose është rikuperuar kohët e fundit nga virusi, të udhëtojë nëpër të 27 vendet anëtare të BE.
Planet për një certifikatë të BE nisën pak muaj më parë si një përpjekjeve për të shpëtuar sezonin e turizmit veror. Një numër vendesh aktualisht po përdorin dokumente të ngjashëm për të lehtësuar bllokimet lokale.
Nga ana tjetër Spanja ka bërë publike planet e saj për të lejuar të udhëtarët jashtë shtetit që janë vaksinuar, testuar negativisht ose të rikuperuar kohët e fundit nga Covid, të mund të shkelin territorin e saj.
Fernando Valdés, sekretari i shtetit i Spanjës për turizmin, në një konferencë tha se “Spanja do të jetë gati në Qershor për t’u treguar të gjithë udhëtarëve në të gjithë botën se ju mund të na vizitoni“.
Por edhe pse planet për turizmin kanë nisur, sërish BE nuk ka marrë një vendim përfundimtar për sa i përket pasaportave dixhitale.