Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë dhe koordinohen në trajtimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë, ka theksuar ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri nga parlamentet e EJL-së në temë “Sfidat bashkëkohore të sigurisë në Evropën Juglindore”, njofton “TVM2”.
Qëllimi i bashkëpunimit të ndërsjellë është stabiliteti i vendeve dhe siguria e qytetarëve tanë, ka theksuar Spasovski.
“Sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballen vendet e EJL-së janë terrorizmi, kontrabandimi me emigrantë, trafikimi i qenieve njerëzore, prodhimi, tregtia dhe shpërndarja e drogës, tregtia me armë, krimi ekonomik, korrupsioni dhe krimi kibernetik. RM në kontekstin e situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë, një theks të veçantë i jep luftës kundër terrorizmit, si një kërcënim i përhershëm asimetrik, i cili është në krye të agjendës që zbatojnë ligjin”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
Nga pikëpamja e sigurisë, në tendencat e reja bashkëkohore, migrimi kërkon bashkëpunim më të madh të vendeve të BE-së me vendet e Ballkanit, theksoi nënkryetarja e kuvendit, Frosina Tashevska – Remenski.
“Për RM është jashtëzakonisht e rëndësishme të integrohet në BE dhe NATO, në mënyrë që të mund të jemi pjesë e proceseve globale të mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe garantues të sigurisë rajonale, të jemi detektorë të hershëm dhe të pengojmë veprimet subversive të shërbimeve të inteligjencës së huaja që nuk kanë interes në rajon për t’u integruar në BE dhe NATO”,- tha nënkryetarja e kuvendit, Frosina Tashevska-Remenski.
Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Xhefri Goldshtajn, tha se një nga sfidat kryesore për rajonin mbetet migrimi, e cila kërkon një përgjigje të koordinuar.
“Migrimi është padyshim një nga sfidat kryesore në rajon. Në ditët e sotme shifrat që tregojë nikoqirët tanë tregojnë një rritje të vogël, por jo të parëndësishme në numrin e refugjatëve dhe shfaqjen e rrugëve të reja përmes të cilave migrantët duan të arrijnë në BE. Këto janë rrugët që shmangin vendin, shkojnë në BiH drejt BE-së. Kjo kërkon një përgjigje të koordinuar”,- theksoi shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Xhefri Goldstajn.
Misioni ynë është që duke punuar me shumë palë të interesuara me shtetin për të ndihmuar në krijimin e një sistemi që do të përcaktojë rolet e të gjitha agjencive dhe subjekteve në rast të përsëritjes së një vale të emigrantëve si dy vjet më parë, tha Goldshtajn.