Sh.F. “Vasil Glavinov” furnizohet me pajisje shkollore,donacion 1.000,000 denarë nga AEK

Smart tabela, kompjuterë, printerë dhe IT pajisje të tjera, janë pjesë e donacionit që kap vlerën prej 1.000,000 denarë dhe i është bërë nga AEK Shkollës Fillore të Çairit “Vasil Glavinov”.

Marketing

Sot në këtë shkollë qëndruam bashkë me drejtorin e AEK Jeton Akiku, të cilin edhe e falënderuam për donacionin në fjalë duke theksuar se kjo do të jetë një ndihmë tejet e madhe për zhvillimin e procesit të mirëfilltë edukativo arsimor dhe që përkon me trendet bashkëkohore.

Drejtori Akiku paralajmëroi se deri në fund të vitit 2024 pritet edhe dy shkolla të Çairit “Liria” dhe “Adem Jashari” të furnizohen me pajisje të njëjta nga AEK, ndërsa vendimi për këtë donacion tanimë ka kaluar në Bordin e AEK.  https://www.facebook.com/share/p/o58y8YH6MUyrxoJV/?mibextid=oFDknk

Marketing