Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP Higjiena komunale –Shkup, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, komunën e Çairit dhe NP “Parqe dhe gjelbërime” filluan aksionin masovik për pastrim gjeneral të rrugëve kryesore dhe rrugëve sekondare në komunën e Çairit.
Në këtë aksion përveç punëtorëve të rregullt, gjatë ditës janë angazhuar edhe 40 punëtorë plotësues përderisa nga mekanizimi janë angazhuar dy automjete për larjen e rrugëve – cisterna, tre automjete të vogla speciale komunale – ngarkues, një automjet i vogël – skip, kurse sipas nevojës do të angazhohet edhe automjeti i madh – skip.
Aksioni do të zgjas disa ditë dhe përveç pastrimit të sipërfaqeve publike do të largohen edhe deponitë e egra të krijuara. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët ti përmbahen rendit komunal që edhe ato të kontribuojnë për mirëmbajtjen e pastërtisë publike.