Drejtori i N.P. Higjiena Komunale, Abdusamed Shabani i cili për katër vite resht ishte në krye të kësaj Ndërmarrje, sot ka njoftuar largimin e tij, duke theksuar se ndjehet krenar për punën dhe profesionalizmin që ka treguar dhe dëshmuar bashkë me ekipin e tij.
“Kaluan 4 vite duke menaxhuar me Ndërmarrjen Higjiena Komunale – Shkup, sot mbaruam një kapitull. Falenderoj Zotin, që ma dha shëndetin të dal faqebardhë dhë të kryej këtë detyrë të shenjtë me një angazhim, përkushtim, profesionalizëm, sinqeritet dhe transparenc, falenderoj bashkëpunëtorët e mi të afërm, familjen time për mbështetjen, kabinetin tim, administratën, e në veçanti punëtorët operativ, që edhe pse në kohë pandemie dhan maximumin e tyre për një Shkup më të pastër, duke u përballur me armikun botëror covid 19, ku për fat të keq disa prej punëtorëve nuk janë më në mesin tonë. Kemi pasur të arritura dhe suksese të mëdha por edhe lëshime, kerkoj falje për ndonjë lëshim apo dikuj që skemi mund ti dalim në ndihmë. Gjithashtu për kontributin u jam mirënjohës edhe Këshillit Drejtues dhe Mbikëqyrës, Qytetit të Shkupit dhe Këshillit Komunal. Falenderim të veçantë subjektin politik BDI, që ma dha mundësinë dhe mbështetjen, në veçanti kryetarin Ali Ahmetin”, ka shkryar Shabani në profilin e tij na Facebook.
“Jam munduar të jem faktor për bashkim dhe bashkëpunim, jo përçarjes në mesin e të punësuarve, te qetësoj dhe të vëndojm një standard duke mos bërë dallime qofshin ato partiake, fetare apo nacionale..
Drejtorit të ri i uroj shëndet dhe suksese.
Ju falenderoj të gjithëve…”, shkruan Shabani.