Shabani: Ilaçi Ivermektin do të arrijë këtë javë apo në fillim të javës tjetër

Deri në fund të kësaj apo fillimit të javës tjetër, besoj se ilaçi Ivermektin do të arrijë në vend, i cili do të përdoret në trajtimin e pacientëve me Kovid-19, deklaroi për MIA-n drejtori i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Lirim Shabani.

Marketing

Ai potencoi se janë miratuan të gjitha kërkesat që kishin nga spitalet dhe kompanitë farmaceutike që plotësonin kushtet.

Kemi dhënë aprovim për import dhe u mbetet kompanive dhe shtëpive farmaceutike kur mund të sjellin ilaçet. Na paralajmëruan që do të ketë orë policore në disa vende dhe se do të jetë e vështirë që ilaçin të mbërrin brenda disa ditësh. Mendoj se do të mbërrijë ose në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër, dmth pas Krishtlindjeve kur rrugët e transportit do të jenë të lira. Ne kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe tani pyetja është teknike kur ata mund t’i sjellin fizikisht, duke pasur parasysh që ka lok daun në disa vende për shkak të pushimeve. Gjithsesi së shpejti do të arrijnë. Besoj se do të arrijnë për një javë ose dhjetë ditë,” tha Shabani.