NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup vendosi në përdorim gps – sistemin më bashkëkohor me të cilin do të bëhet mbikëqyrje e lëvizjes së të gjitha automjeteve speciale komunale për mbledhjen dhe transportin e mbetjes, si dhe të gjendjes momentale të mbushjes së kapacitetit të enëve për mbetje.
Trajektorja e automjeteve, vendndodhja e tyre momentale, shpejtësia e lëvizjes dhe konsumi i karburantit, janë vetëm një pjesë e të dhënave që udhëheqësia e Ndërmarrjes në çdo çast do t’i ketë në shikim nëpërmjet gps-sistemit për mbikëqyrje. Njëherësh, nëpërmjet senzorëve të instaluar në kontejnerë do të përcaktohet mbushja momentale nga kapaciteti i tyre dhe nëse ka nevojë për zbrazjen e tyre.
“Presim përfitime të mëdha nga vendosja e sistemit për mbikëqyrjen e mbledhjes dhe transportit të mbetjes, sidomos nëpërmjet qasjes në lëvizjen dhe vendndodhjen e automjeteve, si dhe për konsumin e karburantit. Është veçanërisht e rëndësishme që nëpërmjet senzorëve mund të përcaktohet nëse një enë është plotësisht ose pjesërisht e mbushur me mbetje dhe në përputhje më këtë të planifikohen edhe aktivitetet e ekipeve të Ndërmarrjes” – tha drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup, Abdusamed Shabani.