Shahpaska: Buxheti për vitin 2021 rreth 53,2 miliard denarë

Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale për vitin 2021 do të ketë buxhet prej 53 miliard e 183 milion e 958 mijë denarë. Për shkak të pancemisë me virsin korona, buxheti është planifikuar në drejtim të tejkalimint të pasojave ekonomike thot misnitreja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shapaska.
“Ruajtja e çdo vendi të punës, përkrahje dhe qasje më të lehtë te ndihma minimale e garantuar për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve, ndërtimi i objektve për fëmijët në moshën parashkollore dhe zhvillim të fëmijëve, objekte për mbrojtje sociale, përkrahje të masave aktive për punësim, pagesë e rregult dhe në kohë e pensioneve, fillimi i procesit të de institucionalizimit dhe fillimi i decentralizimit të shërbimeve sociale, janë sektorët në të cilat do të shpenzohen mjetet e minsitrisë për punë dhe politikë sociale.”, tha Jagoda Shahpaska nga MPPS.
Shahpaska: Do të ndërtohen çerdhe edhe në zonat rurale
Shahpaska sqarois e për investime kapitale janë paraparë 100 milion denarë, prej të cilave për objekte ndërtimore 93 milion e 900 mijë denarë, derisa për paisje janë siguruar gjashtë milion e 100 mijë denarë.
“Për ndërtimin e çerdheve të reja dhe përfundimin e ndërtimit të çerdheve që janë filluar, janë paraparë 67 milion e 650 mijë denarë, mjetet e mbetura janë për objekte të mbrojtjes sociale, shtëpi për të moshuar dhe qendra ditore për persona me pengesa në zhvillim. Vitin e ardhëshëm do të përfundojë ndërtimi i 14 çerdheve, ndrësa në procedurë është edhe përpilimi i programit për fillimin e ndërtimit të objekteve të reja për kujdesin e fëmijëve. Qëllimi është tu mindësohet qasje fëmijëve të moshës parashkollore edhe në zonat rurale.”, tha Shahpaska.
Sa i përket propozimit që e diela të shpallet ditë jo pune, Ministreja e punës dhe politikës sociale tha se bëhet fjalë për ndryshim të ligjit për mardhënie pune, përkatësisht nenit 134 ku definohet se e diela është ditë jo pune, nëse me ligj tjetër, apo marrveshje kolektive nuk definohet ndryshe. Draft verzioni u është dorëzuar minsitrive dhe priten sugjerimet e tyre tha Shahpaska e cila theksois se ligji do të përjashtojë policinë, shëdnetësinë, shërbimet komunale, dhe sektor tjerë që do të konstatohet se janë të nevojshme të punojnë edhe të dielen.
Marketing