Fjala vlen!
Fillon realizimi edhe i një premtimi kyç me rëndësi për qytetarët.
Prej sot hiqen kuotat për ilaçe për muajin gusht në barnatoret në rajonet e Ohrit, Strugës, Resnjës, Dojranit dhe Gjevgjelisë, vendet tona turistike, ku në periudhën në vijim është rritur frekuentimi i njerëzve.
Ky është hap i parë konkret drejt heqjes së tërësishme të kuotave në muajin e ardhshëm. Në ndërkohë, sillen kontrolle shtesë dhe forcohet i tërë mekanizmi në luftën kundër keqpërdorimeve.
Në këtë mënyrë tejkalohet problemi me mungesën e ilaçeve në recetë dhe rritet qasja me qëllim qytetarët të kenë qasje në ilaçet gjatë gjithë muajit.
Presim që në këtë periudhë masa e zbatuar në disa komuna të jep rezultat real, të lehtësohet qasja në ilaçe, të locohen dhe shmangen parregullsitë eventuale dhe nga vjeshta, kuotat e barnatoreve në mbarë vendin të hiqen.
Si parti e përgjegjshme vazhdojmë me zbatimin e masave dhe politikave që avancojnë sistemin shëndetësor dhe sigurojnë mbrojtje cilësore shëndetësore në interes të qytetarëve.
Jagoda Shahpaska, deputete e LSDM-së