Shahpaska: Janë vaksinuar 59 për qind e të punësuarve në kopshte

Puna në kopshte edhe krahas pushimeve verore zhvillohet sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, ndërsa ajo në të cilën për momentin është fokusuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është rritja e numrit të të punësuarve të vaksinuar në kopshte me qëllim të qëndrimit të sigurt të fëmijëve në institucionet parashkollore. Gjatë vizitës së sotme në Berovë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ka informuar se deri tani janë vaksinuar 59 për qind e të punësuarve në kopshtet në shtet, ndërsa tendenca është ajo shifër të bëhet ende më e madhe.

Marketing

“Puna e kopshteve nuk është ndalur edhe pse gjendemi në mes të pushimeve verore. Në periudhën e fundit procesi i vaksinimit është marrë seriozisht që flet edhe vetë shifra e të vaksinuarve prej 59 për qind. U bëj thirrje edhe të punësuarve tjerë të vaksinohen që të mund të sigurohet qëndrim i sigurt i fëmijëve në kopshte”, tha Shahpaska.

Ministrja potencoi se nëse lejon gjendja epidemiologjike mund të pritet në kohën më të shkurtër kopshtet të punojnë me kapacitet të plotë.

Marketing