Shahpaska: Situata me Covid-19 në çerdhe, është stabile

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska ka deklaruar, se puna në çerdhe do të vazhdojë sipas protokolleve aktuale.

Marketing

Me këtë, Shahpaska ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së çerdheve.

“Të premten kishim 34 të punësuar pozitivë. Nëse ju them se numri gjatë javës paraprake kishim 58, 56 kjo do të thotë se numri i të infektuarve të rinj është përgjysmuar dhe vetëm 8 raste pozitive të reja te fëmijët. Situata është stabile”, tha Shahpaska në Draçevë.