Shaip Kamberi fiton edhe një mandat si deputet në Parlamentin e Serbisë

Bazuar në 80,2 për qind të mostrës së Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci, partia e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fituar 46,4 për qind të votave, ose 129 mandate.

Marketing

Ndërkaq sipas kësaj edhe Shaip Kamberi do të jetë pjesë e Parlamentit të Serbisë.

Në vend të dytë është “Serbia kundër dhunës” me 23.3 për qind ose 64 mandate.

Vendin e tretë e zë koalicioni SPS me 6.7 për qind ose 18 mandate.

Koalicioni NADA fitoi 4.8 për qind ose 13 mandate.

Sipas këtyre parashikimeve, edhe lista “Dr. Branimir Nestoroviq – ne – zëri i popullit” e kalon regjistrimin me 4,8 për qind të votave, pra 13 mandate.

Nga listat e pakicave, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të ketë 6 mandate, koalicioni i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim dhe Bashkimi Demokratik i Kroatëve në Vojvodinë tre mandate, SDA Sulejman Ugljanin dy mandate dhe nga një mandat Lista e Shaip Kamberit dhe Partia Ruse.