Shakira dhe J-Lo, protagonistet e finales Super Bowl

Finalja e Super Bowlit në National Football League është ngjarja më e rëndësishme në sportin amerikan dhe për këtë arsye ajo perceptohet si një ndërthurje mes sportit dhe spektaklit.Tashmë është një traditë që në pushimin e kësaj finaleje që ndiqet nga qindra milionë persona, të interpretojnë yjet e mëdhenj të muzikës botërore.

Marketing

Vitin e kaluar ishte Maroon 5 ai që dhuroi spektaklin e tij në këtë kompeticion, por për finalen e 2020 drejtuesit e NFL kanë menduar për një spektakël akoma më të shndritshëm, pasi protagoniste do të jenë dy artiste të tilla si Jennifer Lopez dhe Shakira.

Jennifer Lopez e komunikoi këtë lajm për admiruesit e saj nëpërmjet një postimi në Instagram, ndërkohë që të njëjtën gjë e bëri edhe vetë Shakira, e fejuara e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique teksa bëri një postim me titullin: ‘Po bëhemi gati për 2 shkurtin e 2020’ që nuk është gjë tjetër veçse data kur do të luhet finalja e madhe e Super Bowl.

Kolumbiania nuk e la me kaq, por në një postim tjetër po në Twitter, Shakira shkruante: Nuk ka asgjë më të madhe se kjo. Jam shumë e emocionuar që do të ngjitem në skenën e spektaklit në pushimin e Super Bowl.