Kur divorci nuk vjen për keq. Është ky rasti i ndarjes pas shumë vitesh, i këngëtares kolumbiane Shakira, nga mbrojtësi katalan Gerard Pique.
Të dy i dhanë fund martesës disa muaj më parë, megjithatë Shakira po e shfrytëzon në maksimum këtë moment.
Pak ditë më parë kolumbiania publikoi një këngë, e cila ka marrë një “lumë klikimesh” dhe që sipas llogarive, ka çuar në arkat e Shakirës më shumë se 2.5 milionë dollarë në harkun e pak ditëve.
“Gratë nuk qajnë më, gratë faturojnë”, thuhet në tekstin e këngës dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Shakira në realitet, pasi po përfiton në maksimum nga divorci me Pique.
Megjithatë edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk mbetet pas, sepse së fundi brandi i prodhimit të makinave, Renault dhe ai i orëve Casio, i janë afruar si sponsorë, për faktin se Twingo dhe Casio përmenden në këngën e Shakirës.
Në një situatë të tillë, te të dy mund të ketë ende “pak dhimbje” nga divorci, megjithatë mund të ngushëllohen nga përfitimi ekonomik, që duket se është vërtetë i kënaqshëm.