Shans i mirë për Çairin – në dy ndeshje në Shkup do të luftojë për 1/8-ën e Evropës!

Të dashur mbeshtetës së skuadrës së Çairit, kemi knaqësinë t’ju njoftojmë se me marrëveshje mes dy klubeve, ndeshjet për raundin e tretë të cilat janë vendimtare për kalimin në fazën e 1/8 së finalës së Kupë Evropiane do të zhvillohen në Maqedoni, përkatësisht në qytetin e Shkupit.

Marketing

Jemi afër suksesit të madh , mundësi e artë që të kualifikohemi në 1/8 e finales së Europës.

Nënkampioni i Maqedonisë në Hendboll, skuadra e Çairit, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Në raundin e dytë, Çairi fitoi bindshëm të dy ndeshjet ndaj skuadrës kampion të Luksemburgut.

Çairi për herë të pestë po paraqitet në gara evropiane dhe për herë të dytë po kalon kundërshtar evropian. Skuadra jonë është duke bërë përgatitjet për ndeshjet e EHF European Cup ndaj skuadrës nga shteti i Portugalisë dhe klubi jonë ka synime të qarta.

Për të synuar rezultate, njeri ndër faktoret kyç është baza materiale dhe ajo infrastrukturore, përkrahja ndaj klubit tonë në këtë fazë është shumë domëthënëse.

Tashmë ÇAIRI është një klub në mesin e skuadrave më të mira evropiane ku përfaqeson me dinjitet qytetin dhe shtetin e Maqedonisë andaj çdo përkrahje është e mirseardhur.

Me 16 dhe 17 Nëntor ejani në sallën e Avtokomandës që të përkrahim ekipin tonë drejt fitores dhe ta mbushim sallën me energjinë e duhur!