Shantazhoi një vajzë,arrestohet shkupjani

Nëpunës policor në koordinim me PTHP Shkup dje në lagjen Hasanbeg kanë ndaluar A.O. (23) për veprën e kryer “shantazh” nga neni 259 i Kodit Penal.

Marketing

MPB-ja njoftoi se një vajzë 20-vjeçare dje ka raportuar në SPB Shkup se A.O. i ka kërkuar 300 euro për të mos publikuar foto dhe video me materiale komprometuese.

Më 14 qershor 2024, ajo tashmë i ka dhënë 150 euro, por shantazhi nuk ka ndaluar dhe rastin e ka denoncuar në SPB Shkup. Nëpunësit policore i kanë dhënë para nga ekipi i krim teknikës dhe pasi A.O. i mori, u privua nga liria.

I është marrë edhe aparati telefonik me të cilin ka kryer veprën penale dhe me procedurë të shpejtë është bërë kallëzim penal.