Shantazhuan futbollistin me video intime, gjykata dënon Benzeman

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, është shpallur fajtorë dhe është dënuar me një vit burg nga gjykata.

Marketing

Mësohet se Benzema, është shpallur fajtor për bashkëpunim në tentativën e shantazhit të ish-shokut të kombëtares së Francës, Mathieu Valbuena, me një video intime.

Benzema është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë nga një gjykatë në Versajë.

Avokati i Benzema-s tha se lojtari do të apelojë kundër vendimit.

Benzema, i cili ka mohuar çdo lloj akuze, nuk ishte në gjykatë.

Futbollisti francez ishte njëri nga 5 personat e akuzuar, për tentativën për zhvatje të vitit 2015 për një video intime që ishte vjedhur nga telefoni i Valbuena.