Shaqiri: Arsimin nuk duhet parë si politikë, ata që mësimdhënësit i motivonin për grevë sot u kërkojnë të punojnë me vullnet

Ish-ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se, tekstet shkollore ka për të gjithë dhe kjo sipas tij, është rezultat i punës dhe përkushtimit të qeverisë së kaluar.

Marketing

Por sa u përket reformave në Arsim, Shaqiri tha se do të ketë pasoja negative afatgjate dhe shtoi se, ndërprerja e tyre, solli situatën që tekstet për klasën VII të mos printohen por të blihen të gatshme që siç thotë Shaqiri, përveç që dikush do të përfitojë financiarisht, nxënësit do të detyrohen të mësojnë nga libra të vjetra, joadekuate dhe sipas një koncepti që moti të dështuar, në Maqedoninë e Veriut i njohur si afera Cambridge.

“Sa i takon reformës në arsimin fillor, e cila u ndal për klasën VII, do të ketë pasoja negative afatgjate për çka kjo qeveri dhe zonja Janevska do të jep përgjegjësi. Kjo ndërprerje, përveç pasojave ndaj nxënësve, solli situatën që tekstet për klasën VII të mos printohen POR TË BLEHEN të gatshme nga ata të cilët i kanë të drejtat autoriale, me iniciativë të përbërjes aktuale. Pra, përveç që dikush do të përfitojë financiarisht, nxënësit do të detyrohen të mësojnë nga libra të vjetra, joadekuate sipas plan programeve të reja dhe sipas një koncepti që moti të dështuar, në Maqedoninë e Veriut i njohur si afera Cambridge”, tha Shaqiri.

Shaqiri tha se arsimi nuk duhet pare si politikë, ndërkohë që tha se, më pare ata që mësimdhënësit i motivonin për grevë, sot në rol të anasjelltë u kërkojnë mirëkuptim e të punojnë me vullnet.

Marketing